×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati detyron marketet t’i ndajnë në kënde të veçanta produktet me vaj palme

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 14:13

    Inspektorati i Komunës së Malishevës ka filluar mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndarjen në kënde të veçanta produktet e vajit të palmës.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Malishevës.

    “Inspektorati i Komunës së Malishevës, është duke mbikëqyrur zbatimin e vendimit të Ministrisë për Tregti dhe Industri për ndarjen e produkteve të vajit të palmës, dhe me këtë rast është duke i detyruar marketet dhe dyqanet që ti ndajnë fizikisht produktet që përmbajë vaj palme në kënde të veçanta nga prodhimet tjera”, thuhet në njoftim.

    Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevës, Dibran Kastrati, i cili ka thënë se këtë masë janë duke e ndërmarrë pasi MTI e ka ndaluar përkohësisht përdorimin e këtij produkti.

    “Inspektorët komunal, gjatë inspektimit të vazhdueshëm që e bëjnë në dyqane dhe markete, do ta zbatojnë masën e vendosur nga ana e ministrisë”, ka thënë Kastrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!