×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati gjobitë 8 furra në Pejë e Gjilan pasi mashtruan për peshën e bukës

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 13:55

    8 furra të bukës në Pejë e Gjilan janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut.

    Ministria e Tregtisë ka njoftuar se këto gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës dhe ndaj pesë të tjerave të cilat kishin peshoret e paverifikuara.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Inspektorati Qendror i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë dhe inspektorët komunal të tregut kanë kryer verifikime të jashtëzakonshme të peshoreve nëpër furrat e bukës dhe gjithashtu verifikimin e peshës së bukës.

    Janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara.

    Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eleminimin e praktikave të padrejta tregtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!