×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati i Punës: Dita e sotme duhet të paguhet sipas Ligjit

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 17:14

    Inspektorati Qendror i Punës ua ka uruar qytetarëve 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë postim, IQP ua ka rikujtuar të gjithë punëdhënësve dhe punëmarrësve që punojnë sot se dita e sotme duhet të paguhet sipas Ligjit të Punës për festat zyrtare, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin që na sollën këtu. Si Inspektorat Qendror i Punës, vazhdojmë të punojmë për të siguruar të drejtat e punëtorëve dhe një mjedis pune të sigurt për të gjithë!**Rikujtojmë të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit të cilët punojnë sot që dita e sotme duhet të paguhet sipas Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës për festat zyrtare”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!