×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni

    Inspektorati mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 14:47

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka realizuar një aksion të gjerë inspektimi në qendra masazhi dhe lokalet me muzikë nate, me ç’rast janë mbyllur 30 prej tyre, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, MINT njofton se aksioni u zhvillua nga Inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, si dhe në bashkëpunim me inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës

    Aksioni i përbashkët ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të mbi 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim.

    MINT njofton se ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar afër 50 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!