Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në nëntë objekte ndërtimi në rajonet e Prishtinës dhe Ferizajt, për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit, tetë objekte ndërtimi janë ndaluar në Rajonin e Prishtinës, ndërsa një tjetër në Ferizaj.
Punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë kërkesat ligjore për siguri dhe shëndet në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.