Gani Geci është liruar nga masa e paraburgimit, pas arrestimit para gati dy javësh për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Gecit, Besnik Berisha.
“Prokuroria e ka bo kërkesën me ju ndërpre masa e paraburgimit Gecit, ia ka aprovuar Gjykata Themelore”, citon mediumi “Kallxo” t’i ketë thënë shkurtimisht Berisha.
Gani Geci u arrestua më 12 tetor 2026, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”. Arrestimi i tij kishte të bënte me kërcënimet në drejtim të gazetarit Mehmetaj. Sipas këtij të fundit, Geci e kërcënuar lidhur me një postim të tij kritik ndaj deputetit Fatos Geci.
Dy ditë më vonë, Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi se ndaj Gecit janë caktuar 30 ditë paraburgim.