×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati verifikon peshoret në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 10:15

    Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bashkë me Agjencinë e Metrologjisë, këtyre ditëve kanë kryer inspektime të mjeteve matëse (peshoreve), si dhe kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit të këtyre operatorëve në qytetin e Gjilanit.


    Gjatë inspektimit, në tri peshore janë hasur parregullsi që nuk kanë qenë në përputhje me Rregulloren për Peshore Jo-Automatike (nuk kanë miratim të tipit).

    “Këto peshore janë larguar nga përdorimi dhe është kërkuar nga subjektet ekonomike për një afat të caktuar të dhënat nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike, që të njëjtat duhet të zëvendësohen me peshore në përputhje me Rregulloren për Peshore jo-automatike”, thuhet në një komunikatë për media.

    “Po ashtu janë kryer matje të bukës nëpër furra për ta verifikuar peshën e tyre në bazë të deklaracionit që e kanë prezantuar. Një furrë është gjobitur, bazuar në normativat ligjore, për shkak të mos përputhjes së peshës së bukës me deklaracionin, që e ka prezantuar për blerësit”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, gjatë inspektimit, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar dy gjoba për flamujt e origjinës, që nuk kanë qenë të vendosur në produkte.

    Inspektime të tilla janë duke ndodhur në vazhdën e punës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të krijuar siguri në treg.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!