×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorët dhe Policia nisin aksion nëpër kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 22:16

    Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen institucionet.


    Sot, Policia e Kosovës bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private.

    Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

    Për këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

    “Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

    Sonte u konfirmuan gjithsej  53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!