×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucionet e drejtësisë pajtohen për hetimin e fotografisë së publikuar nga Brovina

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 12:55

    Mëngjesin e sotëm është mbajtur një takim i përbashkët i të gjitha institucioneve të drejtësisë.


    Ky takim është iniciuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili mbrëmë në intervistë për Klan Kosova kishte paralajmëruar thirrjen e tij.

    Theksi kryesor i takimit ka qenë publikimi i një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e cila pretendon se në të shihen tre ushtarë serbë duke dhunuar një grua shqiptare.

    Siç mëson Klan Kosova, të gjitha institucionet e drejtësisë janë marrë vesh që kjo fotografi të hetohet.

    Në anën tjetër është deputetja Brovina që tash e një orë është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!