Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pas urdhëresës së lëshuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ndalimin e mjeteve piroteknike, ka lëshuar një apel për këto të fundit.
IKSHPK, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka apeluar tek qytetarët që të mos hidhen mjete piroteknike përgjatë festave të fundvitit..
Sipas Institutit, statistikisht, për çdo festë të fundvitit pësojnë lëndimi minumi 100 persona.
Apeli i IKSHPK-së:
Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.