Një institut slloven i njohur për spekulime ka vazhduar të janë analiza rreth zhvillimeve në Kosovë. E natyrisht, kur janë afër zgjedhjet e jashtëzakonshme, institutit slloven që drejtohet nga kurd nga Iraku dhe një boshnjak, që veprojnë në Slloveni, është marrë me parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Edhe këtë herë, sikurse në vitin 2014, ky institut ka paraparë Lëvizjen Vetëvendosje si favorite për të dalë e para në zgjedhje. Veçse këtë herë, IFIMES, sheh garë të ngushtë të partisë së Albin Kurtit me LDK-në e Isa Mustafes.
5 vite më parë, ky institut i dyshimtë, me seli në Lubjanë, kishte dështuar keq në parashikimet në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundër se IFIMES, këtë parti e kishte vendosur në garë të ngushtë për vendin e parë, VV në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë vetëm 13.59 për qind të votave, duke u radhitur si forca e tretë politike në vend.
E për vendin e tretë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti, që parashihen të mbahen në vjeshtë, ky institutit parasheh garë mes PDK-së dhe AAK-së.
Instituti në fjalë e ka konsideruar si parti të pesë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e ardhshme NISMA-n e Fatmir Limajt, në analizën e fundit që e ka dhënë.
Për dështimet në parashikimet e tyre, IFIMES është i njohur pothuajse në tërë Ballkanin. Madje, ky institut shihet si si manipulues dhe politikisht i instrumentalizuar, shkruan Reporteri.net.
Në Maqedoni, konkretisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2008, ky institut kishte publikuar një anketë shumë të kontestueshme e të përfolur, e cila përpiqej të nxjerrë liderin shqiptar që ishte në pushtet, Menduh Thaçin, më popullor se liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Por, zgjedhjet e kishin dëshmuar krejt të kundërtën. BDI doli fituese e zgjedhjeve dhe mori 18 deputetë, ndërkohë që PDSH mori vetëm 11 deputetë.
Jo shumë kohë më parë ky institut ishte bërë fokus i talljeve nga mediat kroate. Sipas tyre, IFIMES nuk ofron analiza serioze dhe bën shumë bujë me spekulime. Ato bënin me dije se instituti ka vetëm dy punëtorë dhe të dy e quajnë vetën drejtore. Njëri kurd nga Iraku ndërsa tjetri boshnjak. Të dy me vendbanim në Slloveni.
Krahasimet e mediave në Kroaci për institutin kishin shkuar deri aty sa analizat e tyre përveç tendencioze janë parë edhe më tepër me karakter spiunazhi, se sa analitik. /Reporteri.net/.