×
  • Lajme
  • Lajme

    Interesim i madh i mediave për takimin Thaçi – Kurti

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 14:39

    Edhe pak minuta fillon takim, gati historik, mes Hashim Thaçit si president dhe Albin Kurtit si pretendent për kryeministër. Pas disa letrave mes vete, ata kanë vendosur të koahen sot për të diskutuar rreth formimit të qeverisë. Në hollin e presidencës është parë interesim tepër i madh i mediave për ta përcjellë këtë takim, shkruan Reporteri.net.


    Kurti sot bëri sërish një ofertë për LDK-në me të cilën synon të qeverisë. Publikoi emrat e ministrave të tij. LDK ndërkaq u përgjigj duke e quajtur joserioze mënyren se si po negocion Kurti.

    Ata po mbajnë sot mbledhje të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Këshillit të Përgjithshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!