×
  • Lajme
  • Lajme

    Intervista e parë e Fadil Vokrrit, ishte në klasë të VIII’të kur morën vendin e parë në ish’Jugosllavi

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 14:42

    Fadil Vokrri është legjendë e futbolliit kosovar, dhe këtë e bënë rezultatet e tij në fushë si futbollist, e më pas edhe si kryetar i Federatës së Kosovës në Futboll.


    Vokrri kishte filluar të luante futboll që në moshën 6-vjeçare në vendlindjen e tij në Podujevë, duke arritur më pas në majat e futbollit jugosllav, me Partizanin e Beogradit.

    Intervistën e parë televizive të Vokrrit javë më parë e ka publikuar emisioni Arkiva në RTK, intervistë të cilën legjenda e futbollit kosovar e kishte dhënë për RTP’në në kohën kur ndodhej në klasë të VIII të shkollës fillore.

    Në atë kohë, ai si kapiten, bashkë me klubin e tij të shkollës kishte arritur të merrte vendin e parë në ish’Jugosllavi për grupmoshat e tij.

    Vokrri në këtë arkiv filmike flet për talentin dhe punën e futbollistëve llapjan, edhe pse ishte herët të besonte se e priste një karrierë e bujshme në fushë të blertë dhe jashtë saj.
    Sot stadiumi i Prishtinës mbanë emrin e tij, falë rezultateve të arritura, si futbollist, por edhe si krytar i FFK’së, duke e anëtarësuar Kosovën në UEFA e FIFA. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!