IO: Kërcënohet Prindon Sadriu, burri i presidentes Osmani

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Por kjo pozitë që e ka Sadriu siç duket nuk po u pëlqen të gjithëve. Sadriu së fundmi është kanosur nga një koleg i tiji derisa ishte në vendin e punës.


Burri i Presidentes Osmani gjatë së martës derisa ishte duke punuar në zyrën e tij në ambasadën e lartcekur, në zyrë i futet njëri nga kolegët i cili së fundmi me dekret të presidents Osmani është liruar nga detyra.

Tutje sipas burimeve të Indeksonline, kolegu i shkarkuar, kërkon sqarime nga burri i presidents Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij.

Sipas burimeve të IO, gjatë bisedës i dyshuari kishte kanosur ankuesin (Prindon Sadriun) duke i thënë se nuk interesohet nëse dy familjet do të jenë në konflikt ose në gjak mes vete duke thënë se dikush për këtë çështje do të jep përgjegjësi.

Pas kësaj bisede, në orët e pasdites së datës 9 qershor, Prindon Sadriu e raporton rastin në policinë e Kosovës.

Vepra është duke u cilësuar si “Kanosje”.

Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.