×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    IPK aksion në Gjakovë, disa policë dyshohen për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” e “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 11:45

    Inspektorati Policor i Kosovs ka realizuar sot një aksion herët në mëngjes, ku ka kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme në regjionin e Gjakovës, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet ndaj disa zyrtarëve policorë lidhur me dyshimet për përfshirje në veprat penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore, si dhe janë intervistuar si të dyshuar katër policë.

    “Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor. Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse. Pasi që veprimet hetimore janë akoma duke u ndërmarrë, për masat dhe veprimet tjera që do të ndërmerren mediet do të njoftohen më vonë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!