×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    IPK arreston një polic kufitar, dyshohet se rrahu një të mitur

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 11:47

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic kufitar, nën dyshimin se jashtë detyrës zyrtare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në Glloboçicë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se IPK-ja ka ndërmarrë veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj pas të cilave ka dyshim të arsyeshëm që zyrtari policor ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    “Zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.  Në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të hetimit penal, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për këtë zyrtar policor përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!