×
  • Lajme
  • Lajme / Pejë

    IPK arreston një zyrtar policor për ngacmim seksual

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 11:13

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor mbi dyshimin për ngacmim seksual të enjten mbrëma në Pejë.

    Përmes një komunikate për media, kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimi për 48 orë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimi.

    Njëherit, thuhet se IPK tashmë ka rekomanduar Policinë e Kosovës edhe për suspendimin e tij.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!