×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK i suspendoi tre zyrtarë policorë në Klinë, dalin pamjet kur njëri nga ta e godet qytetarin e prangosur

    Reporteri
    30 Qershor 2025 | 14:43

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të dielën e 29 qershorit ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Klinë, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari.

    Incidenti dyshohet të ketë ndodhur më 28 qershor në rrugën “Ismail Qemajli” në oborrin e shtëpisë së një qytetari. Sipas hetimeve fillestare të IPK-së, deklaratat dhe raportet zyrtare të policëve janë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike.

    videon e publikuar nga Indeksonline, shihet se dy nga zyrtarët policorë e arrestojnë qytetarin në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë, ndërsa një tjetër kthehet dhe e godet me grushte, gjatë kohës që qytetari është i prangosur.

    IPK ka ngritur dyshime se zyrtarët kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!