×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK-ja kërkon suspendimin e dy policëve të cilët lejuan që ministri Shala ta sulmojë gazetarin

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 16:14

    IPK-ja mbrëmë përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë në IPK 080003333) ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)


    Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit e IPK-së me të pranuar ankesë kanë dalë në vendngjarje.

    Në vazhdën e veprimeve hetimore, IPK-ja ka njoftuar prokurorin kompetent dhe në koordinim me të njëjtin janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti.

    Hetimet e IPK-së janë duke u zhvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Në konsultim me prokurorinë kompetente rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, kurse IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për zyrtarët policorë në këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!