×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren që dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 12:42

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy komandantëve policorë në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin se kishin ndërhyrë në një gjobë për kundërvajtje në trafik, duke zbutur dënimin.


    Siç bëhet e ditur në një njoftim të IPK-së, rekomandimi është bërë nën dyshimin se është kryer vepra penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “ushtrimit të ndikimit”.

    “Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se dy zyrtarë policorë (komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit) kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës. Dyshimet janë se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar janë larguar edhe pikët negative të shqiptuara si dhe është revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimi i patentë shoferit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!