×
  • Lajme
  • Lajme / Sondazh

    IRI: Vjosa Osmani prin si liderja më e besueshme në rajon

    Reporteri
    14 Maj 2024 | 22:00

    International Republican Institute, organizatë amerikane, ka publikuar sondazhin për Ballkanin Perëndimor, mbi sundimin e ligjit e demokracinë, dhe kanë bërë anketë për liderët e besuar, përcjell Reporteri.net.

    Sondazhi më i fundit rajonal i IRI – i cili anketoi qytetarët në të gjithë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga 2 shkurti deri më 5 mars 2024 – merr një zhytje të thellë në opinionin publik mbi këto çështje.

    Në sondazh thuhet se rezultatet nga të dhënat janë shenja premtuese të përparimit. Po kështu, të dhënat e sondazheve të IRI-së ndihmojnë në ndriçimin e fushave më kritike që kanë nevojë për zhvillim dhe ku komuniteti ndërkombëtar dhe qeveritë rajonale mund të përqendrojnë më së miri përpjekjet e tyre. Më e rëndësishmja, të dhënat zbulojnë prioritetet e qytetarëve, të cilat përfshijnë gjithnjë e më shumë lidhje më të ngushta me Perëndimin.

    Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute).

    Kjo është publikuar edhe nga këshilltari politik i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

    68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës.

    “Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, shkroi këshilltari i presidentes Kupina, duke iu referuar sondazhit të IRI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!