Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, me anë të një statusi në Facebook, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosjes, pas lajmit se deputetit të VV-së, Mirsad Shkreta, i janë vjedhur 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro.
“Mirëmbrëma propaganda VV. Bagjaneqt qysh i keni?
Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A?A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?, ka shkruar Mustafa.
Ndryshe, në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka hetuar se iu është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.
Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.
Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.
Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.
Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.
“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.
Deputetit të VV-së i vidhen në shtëpi mijëra euro të padeklaruara, thotë se disa ishin të baxhanakut