Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i ka dhënë tender prej rreth 100 mijë euro vëllait të deputetes së VV-së.
Xhemaili me ironi ka thënë se ka mundësi që ministri Peci nuk ia ka ditë mbiemrin familjarit të deputetes.
“Ky Ministri ka mundësi që s’ja ka ditë mbiemrin këtij familjarit të VV-së se përndryshe si “gardian” i pasurisë së shtetit nuk e kish leju avullimin e 100 mijë eurove😀. Nejse, po shpresoj se tash që e din, do të japë përgjigje për skandalin”, ka thënë Xhemaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.