×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Bujari ishte dhe do mbetet kolos i Pavarësisë së Kosovës!

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 17:34

    Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit, për të cilin thotë se ishte njëriu që s’u dorëzua asnjëherë.

    Siç shkruan Mustafa, kontributi i Bukoshit, vështirë se mund të matet, ndaj dhe mbetet kolos i Pavarësisë së Kosovës.

    ”Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë. Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti. Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!