Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa aktualisht është duke zhvilluar një takim urgjent me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, me të cilin janë edhe partner bashkëqeverisës.
Takimi është duke u zhvilluar në një nga hotelet në Prishtinë.
Deri tani nuk dihet për arsyen e takimit dhe asnjëra nga partitë nuk është deklaruar.
Duhet theksuar se Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj janë nënshkruesit e koalicionit që solli qeverinë e re që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.