×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa flet për fotografinë e Lutfi Hazirit me Sami Lushtakun

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 18:02

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar një fotografi që u publikua mbrëmë në të cilën shihet nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, në një tavolinë me ish-kryetarin e Skënderajt nga PDK, Sami Lushtakun, djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukën, ish-gjeneral Sylejman Selimin dhe figura tjera.


    Mustafa tha se Haziri e ka lajmëruar se këto ditë nuk mund të jetë prezent në tubimet e partisë pasi do jetë jashtë vendit.

    “Lutfi Haziri më ka thënë që është në Zvicër këto ditë dhe nuk do të jetë këtu”, deklaroi Mustafa duke folur për mospraninë e Hazirit në mbledhjen e sotme të kryesisë, raporton Reporteri.net.

    Kurse për fotografinë tha se Haziri i ka thënë se “kjo fotografi nuk është bërë këto ditë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!