Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arsyetuar dallimet në qëndrime mes dy nënkryetarëve të partisë së tij, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, shkruan Reporteri.net.
Duke komentuar para mediave përplasjen nga larg, përmes facebook’ut, të Osmanit me Veliun, pikërisht për shkak të negociatave për marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, Mustafa ka thënë: “Na kemi një parti të madhe, shumë të madhe, e që njerëzit kanë dallimet e tyre”.
Në këtë paraqitje para mediave, Isa Mustafa, ka folur edhe për ofertën e fundit që partia e tij dha për bashkëqeverisje me partinë e Albin Kurtit.
Ai ka thënë se më nuk ka arsye të ulet më kryetarin e VV-së, e të qëndrojnë ulur për tre orë dhe të dalin më pas të thonë se nuk ka marrëveshje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.