Presidenti i Kosovës i ka nisur takimet me liderë të partive politike këtë mëngjes. I pari që ka ardhur në zyrën e tij është lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa ka hyrë para pak minutash në zyrën e Thaçit, për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike që lidhen me dialogun, shkruan Reporteri.net.
Mustafa në këtë takim ka shkuar me nënkryetarin e partisë, Lutfi Hazirin, njeriun që haptazi ka kërkuar heqjen e taksës.
Ndërkohë, pas Mustafës, Thaçi pret në takim kreun e PDK-së Kadri Veselin e më pas ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Tek pas këtyre të treve, në agjendën e Thaçit është kryeministri Albin Kurti, i cili në agjendën e dërguar nga zyra e tij nuk e ka takimin me presidentin.
Ndryshe, kryeministri Kurti e ka ftuar dy herë radhazi presidentin Thaçi për takim, mirëpo ky i fundit nuk i kishte shkuar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.