Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk e ka mohuar se synon postin e Presidentit të vendit. Por ai ka thënë se pozitat e mëdha mes partnerëve të koalicionit duhet të ndahen.
Ai ka thënë se nuk ka njeri që nuk do ta dëshironte pozitën e kreut të shtetit.
“Të gjitha këto nuk bëhen vetëm mbi bazën e ambicieve, bëhen edhe mbi bazën e marrëveshjeve politike. Ne kur e bëjmë koalicionin qeverisës çdo njërit duhet t’i takojë diçka. Nëse LDK e kërkon kryeministrin, atëherë dikush mund ta kërkojë presidentin, dikush mund ta kërkojë kryeparlamentarin, dikush mund ta kërkojë zv.kryeministirin, dikush mund ta kërkojë një pozicion tjetër edhe këto janë çështje që nuk varen prej dëshitrës ose qëndirmeve individuale”, ka deklaruar Mustafa në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej thotë se ushtrimi i pozitës së presidentit është nder i madh.
“Unë do të dëshiroja, sepse çdo njeri do të dëshironte ta ketë këtë pozitë , është nder shumë i madh për çdo njërin që vjen atje, dhe është përgjegjësi shumë e madhe mirëpo është çështje shumë e madhe që duhet të respektohen disa marrëveshje, sepse nuk jemi një parti e madhe që domosdoshmërisht t’i kapësh dy, tre pozita e tjerët asnjë”, ka deklaruar Mustafa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.