×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa i uron suksese në zgjedhje Vjosa Osmanit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 15:46

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se pas mbledhjes që patën me kryesinë e partisë është vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme.


    Mustafa tha se të gjithë janë pajtuar për kandidimin e Hotit dhe se nuk ka pasur ndonjë anëtarë të këshillit kundër.

    Ai tha se sonte do t’i drejtohet edhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pasi procedura përfundon me vendimin e këtij këshilli dhe sa i përket kandidimit për kryeministër si dhe koalicioneve të mundshme.

    “Mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësues të ndonjë subjekti tjetër politik, por vetëm me listën e LDK-së”, tha Mustafa.

    Ai madje shtoi se i uron suksese Vjosa Osmanit, duke shtuar se rezultatet në fund do të tregojnë se për kënd janë qytetarët e Kosovës.

    “Asnjë nuk ka kundërshtuar kandidimin e Hotit, sot s’ka pasur propozime të tjera, por kam qenë i hapur edhe më herët kam biseduar me njerëz por s’ka pasur”, tha Mustafa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!