×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa ia dërgon Kurtit me shkrim propozimin e LDK-së për bashkëqeverisje

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 13:29

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar propozimin me shkrim për bashkëqeverisje kreut të LVV-së, Albin Kurtit.


    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.

    “Sot, z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së, Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimine LDK-së të shpallur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së.

    Ndërkohë zyrtarë të LDK-së nuk kanë dhënë detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani nga selia e partisë është shprehur optimiste se marrëveshja me LDK-në do të arrihet. Ajo ka thënë se oferta e fundit që VV i ka bërë kësaj partie do të shqyrtohet në Këshillin e Përgjithshëm. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!