×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa infektohet me Coronavirus

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 14:24

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.


    Mustafa ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe përveç plogështisë nuk ka ndonjë simptomë tjetër, shkruan Reporteri.

    Mustafa po ashtu ka njoftuar se anëtarët e tjerë të familjes së tij nuk janë të infektuar.

    “Të nderuar miq
    Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
    Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
    Ditet në vijim to të jem i izoluar.
    Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar Mustafa.

    Kujtojmë se me Coronavirus ditëve të fundit kanë dalë pozitivë edhe disa deputetë të LDK-së. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!