Përplasjet në distancë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë që të ngrihen negociatat në mes të dy partive, pas takimit të së hënës që përfundoi pa marrëveshje për koalicion.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar në një prononcim për T7 se sot nuk do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurtin.
Si arsye për shtyrje të takimit, të paraparë për sot, po shihen deklaratat e dhëna mbrëmë në Pressing të Glauk Konjufcës së VV-së.
Konjufca tha se LDK-ja ka vënë disa kushte për marrëveshje, që në këtë fazë nuk do t’i pranojë partia e Kurtit. Ata thanë se nuk do të negociojnë as me pozitën e presidentit.
Pak orë më vonë pati përgjigje nga Lidhja Demokratike, që kërkoi nga VV të përmbahet nga deklaratat fyese.
Në këtë nuk u përjashtua as mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.