×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa kritikon Jeta Xharrën pasi u fut në Infektivë: Në emër të lirisë së fjalës, po mbjellet defetizëm

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 22:58

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar gazetaren Jeta Xharra, pas reportazhit të saj të mbrëmshëm nga Klinika Infektive, shkruan Reporteri.net.


    Nëpërmjet një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se Xharra në emër të lirisë së fjalës po mbjell defetizëm.

    “Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, ka shkruar Mustafa.

    Ky është stausi i plotë i Mustafës:

    Pacientët me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale kryesisht shprehen mirë për punën që po e bëjnë mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor.

    Është një lloj mrekullie që në mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen të përballohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë.

    Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës.

    Të sëmurëve iu nevojitet kurajo, besim se do të shërohen. Mjekët, drejtuesit e SHSUK-së, klinikave dhe spitaleve , së paku meritojnë respektin tonë dhe përkrahjen tonë për një punë të përgjegjëshme dhe me sakrificat ditore që po bëjnë. IM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!