×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa mbledh LDK-në, shfaqen plot gaz në takim

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 14:50

    Ka nisur takimi mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarëve të degëve.


    Mustafa e ka thirrur këtë takim me qëllim që t’i njoftojë kryetarët e degëve me rrjedhën e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Por, në takimin e sotëm pritet të diskutohet edhe për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së.

    Para këtij takimi, i pari i LDK-së e ka konfirmuar shkurtimisht se sot nuk do të ketë një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!