×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa niset për t’u takuar me Albin Kurtin

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 16:27

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sapo ka hypur në veturën e tij për të shkuar drejt Kuvendit të Kosovës.


    Ai ka konfirmuar se do të takohet pas pak me liderin e VV-së, Albin Kurtin, i cili veçse gjendet në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    “Po shkojmë në takim”, ka thënë Mustafa shkurt për media.

    Sidoqoftë, ai nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur ndryshime në pikën më të rëndëëishme, që është pozita e kryeparlamentarit.

    VV-ja, pak minuta më parë përmes Agim Bahtirit, tha se Glauk Konjufca nuk do të largohet nga pozita që ka, duke iu përgjigjur kështu Agim Veliut, që tha se LDK-ja qëndron në pozicionin që ka./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!