×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa përmend disa emra për kandidatë për kryeministër

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 21:23

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për emrat e mundshëm për kandidatë për kryeministër nga radhët e LDK-së.


    Mustafa tha se janë 5 ose 6 zyrtarë të LDK-së që do të mund të jenë emra të denjë për kryeministër.

    Kur u pyet nga drejtuesi i emisionit se nëse në mesin e këtyre emrave janë Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e zyrtarë të tjerë, Mustafa tha se në mesin e këtyre emrave është edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

    “Unë kam disa emra që mendoj se mund të jenë kryeministra. Mendoj se 5 ose 6 veta brenda në LDK që do të mund të udhëheqin qeverinë. Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, por edhe Fatmir Sejdiu, të gjithë këta janë emra që mund të jenë kandidatë për kryeministër”, tha Mustafa.

    Ai tha se secili prej kandidatëve, duhet të ketë besim brenda dhe jashtë partisë.

    “Duhet të jemi të bindur se kandidati për kryeministër mund t’i bëj ballë temave të rënda me të cilat do të përballet secili që vjen në krye të qeverisë. Po ashtu ky kandidat duhet të ketë edhe përkrahje të brendshme, por duhet të mer edhe votat e qytetarëve. Në emra nuk dëshiroj të hy se mund të deformoj procesin”, tha Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!