Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë gabim i madh edhe i presidentit Hashim Thaçi, edhe i gjithë atyre që e kanë hapur temën e korrigjimit të kufijve, sepse kjo çon në shkëmbim territoresh dhe është ide e gatuar nga serbët.
Mustafa ka thënë në RTK se partia e tij në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialogun me Serbinë, sepse konsideron se dialogu nuk mund të zhvillohet pa institucione të forta.
Kreu i partisë më të madhe opozitare ka folur edhe për gjendjen në Telekomin e Kosovës.
Ai ka thënë se as kjo Qeveri, e as kryeministri Ramush Haradinaj, nuk mund ta marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, sepse përgjegjës janë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen me Z-Mobile.