Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe se marrëveshja duhet të kryhet brenda kësaj jave, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie dhe i nominuari për zëvendëskryeministër, Haki Abazi ka deklaruar për “Gazeta Blic” se zgjidhja më e mirë është kthimi në tryezën e bisedimeve.
Abazi e vlerëson korrekte deklaratën e Mustafës dhe thotë se ulja në tavolinën e bisedimeve është zgjedhja më e mirë.
“Zgjidhja është kthimi në tavolinën e bisedimeve. Unë mendoj që deklarata e zotit Mustafa ishte korrekte dhe e orientuar aty, pra kthimi në tryezën e bisedimeve që do të ishte një çështje shumë e mirë dhe hap pozitiv” ka thënë shkurt Abazi.
Gjatë ditës së djeshme Albin Kurti u mandatua për Kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi.Tashmë kanë mbetur edhe 15 ditë kohë që të formohet Qeveria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.