Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ua ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas tij, devotshmëria dhe përulja ndaj Zotit duhet të reflektohet edhe në marrëdhëniet më të mira ndërnjerëzore, të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mëshira si vlerat më të larta humane.
“Ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë, ngase ata nuk takuan njëri tjetrin dhe lutjet i bënë nga shtëpitë e tyre”.
“Kosova ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës etnike dhe fetare, ndërsa ky mozaik është pasuri e çmuar e popullit tonë. Populli i Kosovës përmes festave çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes”.
“Paçi dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe mirëqenie në familjes tuaja. Urime festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.