×
  • Lajme
  • Lajme

    Ischinger: Bravo Scholz, gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 8:29

    Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e dhënë në Prishtinë, se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe punën e njohjes së Kosovës ka nxitur reagime të mëdha, ndërkohë në Beograd kanë reaguar të zemëruar.

    Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, ka thënë se një deklaratë e tillë e Scholz është për t’u duartroktiur.

    Diplomati gjerman ka thënë se një gjuhë e tillë e qartë drejt Serbisë është për t’u vlerësuar, derisa shton se do të ishte e dobishme nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njihin pavarësinë e Kosovës.

    Ischinger thotë se ende ka shumë punë për t’u bërë.

    “Bravo kancelari Scholz.: Gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka thënë Ischinger.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!