×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ambasadori holandez – kryeministres serbe: Në cilin shekull jeton ti moj zonjë?

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 12:36

    Kohëve të fundit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq kishte bërë disa deklarata qesharake. Ajo kishte thënë se për shkak të taksës, serbët e Kosovës nuk po mund të informohen lidhur me zhvillimet në Serbi, për shkak se gazetat serbe nuk po mund të hyjnë në Kosovë. 


    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch i cili e ka pyetur kryeministren serbe se në cilin shekull jeton, transmeton Reporteri.net.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bosch ia ka rikujtuar kryeministres serbe se në epokën e digjitalizimit, njerëzit në masë të madhe informohen nga mediat elektronike e jo nga gazetat e shtypura.

    “Po të mos ishte kaq serioze mund të qeshja me deklaratën  krejtësisht qesharake të kryeministres serbe Ana Brnabiq, e cila ka thënë për agjencinë serbe të Lajmeve Beta se OSBE duhet të shqyrtojë faktin se serbët në Kosovë, janë të privuar nga e drejta e tyre për informacion sepse për shkak të taksës prej 100%, gazetat serbe nuk po mund të vijnë në Kosovë. Së pari, në çfarë shekulli jeton kjo zonjë, shumica e njerëzve sot informohen nëpërmjet mediave sociale, si dhe radio, tv dhe gazeta online. Pastaj taksa është kundërpërgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe në fund mund të paguani taksën dhe të sillni gazetat në Kosovë. Shpresoj se OSBE nuk do ta marrë këtë  kërkesë shumë seriozisht që sigurisht se vjen nga një lider që bën shumë për të minuar shtypin e lirë në vendin e vet”, ka shkruar Bosch në Facebook. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!