×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori holandez në Kosovë propozon tre emra për president konsensual të Kosovës

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 20:11

    Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk po pajtohen rreth pozitës së Presidentit, pra kujt duhet t’i takojë pasi t’i përfundojë mandati Thaçit më 2021, është ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch që ka dale me tre emra që sipas tij mund të jenë president konsensual të Kosovës, çka do t’i hapte rrugë krijimit të qeverisë së re.


    Fatmir Sejdiu, Veton Surroi dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, janë tre emrat që ish-diplomati holandez i sheh si emra konsensual për të parin e shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Isa Mustafa sot tha se LDK do ta japë emrin e presidentit më 2021 veç kërkojë mirëbesim nga VV-ja, kurse kjo e fundit po e kërkon emrin, pasi thotë se nuk mund të pajtohet me një president enigmatik. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/51Robbie51/posts/3245685638781587

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!