Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka kërkuar shkarkimin e shtatë ambasadorëve në mesin e tyre edhe të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.
Është interesant fakti se në momentin e marrjes së vendimit bashkë me Konjufcën ka qenë në zyrë edhe ish-anëtarë i PDK-së, i cili ishte ambasador në disa vende më parë.
Kjo fotografi e Konjufcës me Kiçmarin u bë në momentin kur u vendos për propozimin për të tërhequr nga misionet diplomatike ish-kolegët e Kiçmarit, në mesin e të cilëve edhe Vlora Çitaku që është ambasadore e Kosovës në Uashington.
Madje, Konjufca shkrimin e nisi duke thënë “Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, shkruan gazeta inFokus.
Por, ky i fundit si duket po harron se vet Kiçmari, i cili sipas fotografisë shihet se ka pas një rol goxha të rëndësishëm në këtë vendim, për 5 vite ishte ambasador i Republikës së Kosovës në Austri.
I njëjti pastaj ishte akredituar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Australi, ndërsa në fund të tetorit të vitit 2014 u bë Ambasador jo-rezident në Zelandën e Re e më pas në Vanuatu e Ishujt Cook, shkruan gazeta inFokus.
Por, si duket Kiçmari, pasi u anëtarësua në Vetëvendosje në gusht të vitit të kaluar, si duket ka filluar këshillimin për tërheqjen e ambasadorëve të tjerë.
Megjithatë, në vitin 2007, Kiçmari vet veçse ishte anëtarë i PDK-së, ai ishte edhe kandidat për deputet nga kjo parti.