Ish-ambasadori i Kosovës në Zelandë të Re, Sabri Kiçmari, ka reaguar pas deklaratave të Jusuf Buxhovit se “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”.
Në një reagim në facebook, Kiçmari ka thënë se Buxhovi para se të bëjë deklarata të tilla, le të shkojë tek varrezat e Jasharëve në Prekaz, Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit dhe Xhemajl Fetahajt.
Kiçmari thotë se me të tilla deklarata është përballur edhe në kohën sa ka qenë përfaqësues diplomatik i UÇK, ku thotë se në atë kohë i është dashur që t’ua shpjegoj shumë diplomatëve të huaj se pse lufta e UÇK-së është e pastër.
Përtej kësaj, Kiçmari shton se Buxhovi nuk ka pasur të drejtë “as në vitin 1981, nuk ka pasur të drejtë as në vitet 1998-1999 dhe nuk ka të drejtë as sot”.
https://www.facebook.com/sabri.kiqmari/posts/2321798701242501
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.