×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-bashkëpunëtori i Kurtit: Qeveria e ardhshme VV-AAK, Ramush Haradinaj president

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 11:50

    Ish-deputeti Dardan Sejdiu ka parashikuar se koalicioni i radhës Qeverisës do të jetë mes Vetëvendosjes dhe AAK-së.


    Ai përmes një shkrimi në Twitter, tha se Ramush Haradinaj do të jetë president i vendit, kurse qeveria e re do të formohet nga VV-AAK, shkruan Reporteri.net.

    Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.

    Postimi i tij:

    Fillojmë:

    – 2020 përfundon me tkurrje ekonomike mbi 9%

    – Zgjedhje nacionale me 30 Janar

    – Qeveri VV – AAK – Minoritetet

    – President Ramush Haradinaj

    – Vakcina e parë në Korrik/21

    – Zgjedhjet lokale në Tetor/21

    – Zgjedhjet nacionale Dhjetor/21

    – 2021 tkurrje ekonomike mbi 4%

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!