Ish-anëtari i LDK-së, Anton Berisha, thotë se vdekja e hershme e Ibrahim Rugoves ka lënë një zbrazëti ende të pakompenzueshme në politiken shqiptare.
Ndaj edhe sipas tij, edhe LDK-ja, 30 vite pas themelimit, nuk është e njëjta që u themelua nga siç thotë ai një grup intelektualësh shqiptar dhe u drejtua nga Presidenti historik Ibrahim Rugova.
Sipas, tash zëvendësministrit të Jashtëm në detyrë, LDK-ja nuk ka arritur ta vazhdojë konsistencën politike e as orientimin që i dha Rugova kësaj partie.
“Për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme”, shkruan Ambasadori Berisha.
Ndryshe, Anton Berisha ka qenë një prej bashkëpunëtoreve të afërt të Ibrahim Rugoves, por që pas vdekjes së tij u largua nga kjo LDK-ja, për shkak të zhvillimeve të brendshme në parti dhe ndarjeve që ndodhen.
Ky është postimi i tij i plotë:
NË TRUALLIN TÊM ME PRESIDENTIN DR. IRAHIM RUGOVËN -2002
30 – vjetë më parë një grup intelektualesh shqiptarë, themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti anti sllavo-komuniste në hapësirat shqiptare.
Në ballë të saj u vu, shkrimtari, filozofi e tradicionalisti i madh shqiptar, dr. Ibrahim Rugova, apo si kam qef unē, me e thirr, BABLOKU I SHQIPTARISË.
Dr. Ibrahim Rugova, arriti në mënyrë të pabesueshme me e ‘thy në kurriz’ ideologjinë sllavokomuniste ne truallin Dardan duke rikthyer miqësinë me oksidentin dhe duke na zbardhur fytyrën në botë.
Për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme.
LDK-ja e tij e e jona, nuk arriti me vazhdu konsistencën e tij politike e as orientuese, ngase as nuk i kultoivoi principet e tij të pathyeshme, humbi shumë bashkēpunëtorë e përkrahes, rrjedhimisht i humbi të gjitha zgjedhjet politike; në anën tjetër vdekja e Tij, u la hapësirë partive tjera, të ringjallin të majtën sllave si në Kosovë ashtu edhe në Shqipni.
Në rrugëtimin tim politik e patriotik, ndjehem krenar që isha me Të për të gjallë të Tij, dhe ndjehem krenar se do të jem përherë me Të në idenë e Tij!