×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-boksieri i njohur kosovar flet për herë të parë për synimet e tij politike në Zvicër

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 9:42

    Jemi mësuar ta shohim në ndeshje të shumta botërore, për më shumë së 20 vite.


    Ai ka lënë gjurmë me karrierën e tij si bokser, por sot ia ka vënë vetes edhe një qëllim tjetër. Inkuadrimin në politikë.

    Tefik Bajrami ka kandiduar për asamblist për qytetin e Luzernit të Zvicrës në zgjedhjet kantonale që do të mbahen me 29 Mars, shkruan Reporteri.net.

    Zhvillimin e karrierës dhe mundësitë e integrimit që ja ka ofruar ky qytet kanë bërë që ai t’i hyjë kësaj rruge me synimin për ti ofruar edhe ai, si shqiptar, diçka këtij vendi, tregon Bajrami për emisionin “Rrëfim Suksesi”.

    Ai është kandidat  për Partinë Demokristiane të Popullit (CVP), parti kjo që ka fituar 12% të votave në zgjedhjet e kaluara.

    Ish boksieri në versionin WBU është gjithashtu pjesë e aktiviteteve për integrim në qytetin e Luzernit, dhe kështu mundohet sadopak të ndihmojë dhe informojë të huajt që duan të integrohen në këtë vend.

    Por në këtë rrugëtim sigurisht që mbi të gjitha i nevojitet përkrahje sidomos nga shqiptarët e diasporës.

    Atij i kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet kantonale dhe Bajrami është shumë optimist për një rezultat të mirë nga ky kandidim i tij.

    Gjatë emisionit “Rrëfim Suksesi” ai ka treguar arsyen e vendimit të tij për qasjen në fushën e politikës dhe shumë detaje të tjera nga jeta e tij të cilat i ka rrëfyer për herë të pare para kamerave.

    Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus ka historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!