Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se ne si shtet nuk do të mund të ekzistonim, dhe relacionet me SHBA-të janë duke degraduar.
Sipas tij, është mrekulli që jemi bërë shtet, dhe meqë kjo ka ndodhur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne nuk mund t’i shesim asaj mend, dhe çdo moment që kjo qeveri mban këtë relacion me Amerikën, çdo orë është e rrezikshme dhe kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi.
Po ashtu ai u ka kërkuar falje njerëzve që ai i ka dërguar në VV, sepse ai nuk e ka ditur që ata do ta sjellin Kosovën deri në këtë pikë ku është sot.
“Iu kërkoj falje njerëzve që i kam çu ne Vetëvendosje, sepse nuk e kam dit që këta e bijnë Kosovën në këtë situatë”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.
Po ashtu ai ka thënë kur dikush të pret te shkallët, nuk është diçka e mirë, sepse kur dikush të pret mirë të pret te oxhaku jo te shkallët, duke aluduar për fotografinë e Albin Kurtit që është pritur nga Soloman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.