×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti thotë se të mbjellurat e grurit i ka kryer me sukses

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 16:28

    Stina e vjeshtës, njihet edhe si stina e të mbjelljeve dhe në veçanti muaj tetor por edhe nëntori shënon kulmin kur fermerët punojnë tokat dhe kryejnë të mbjellat.


    Por realisht nuk po veprohet ashtu, sepse qindra hektarë tokë ka vite që kosovarët po lënë pa punuar, ndërsa faktorët janë të shumtë, por që një prej tyre është se fshatrat thuajse kanë mbetur bosh, pasi disa nga banorët kanë ikur për të jetuar në qytete, e disa të tjerë edhe kanë ikur jashtë vendit, shkruan Reporteri.net.

    Por Gani Geci, ish-deputet i Kuvendit ka vite që ndjek një rrugë krejt tjetër. Ai jeton në fshat dhe punon çdo vit tokën.

    Këtë edhe ka bërë edhe sivjet. Ai ka njoftuar se po e siguron grurin për vitin tjetër.

    “Të mbjellurat e grurit janë duke u kryer me sukses”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!